Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

11 sekrete të cilat ekspertët e marketingut nuk duan që t’i dini

Kur shkojmë në një kafene apo një dyqan, ne zakonisht kemi një ide se çfarë do të blejmë. Sidoqoftë, shpesh bëjmë blerje të panevojshme të cilat më vonë nuk ia arsyetojmë as vetes. “Bright Side” ka mbledhur disa truke që po na mashtrojnë që të shpenzojmë më shumë sesa kemi menduar.

1. Një kek normal mund të kushtojë më së shumti 1.5 dollarë, ndërsa kur zbukurohet me krem, çmimi dyfishohet, por nuk është i drejtë.

11 Secrets Marketing Experts Don’t Want You to Know

2.

Hile psikologjike në meny.

Shumë ushqime të thjeshta marrin famë kur riemërohen. Nuk është aq e lehtë që influencuesit në Instagram të bëjnë foto të ushqimit në një restorant.

Por nëse ndërrohet menyja me emra të ri dhe oferta të parezistueshme, loja ndryshon.

11 Secrets Marketing Experts Don’t Want You to Know

 3. Krahasimi i padrejtë që ua bëjmë artikujve.Kur e shohim një cmim të pavolitshëm, shpesh ia kthejmë shpinën dhe kaq. Por kur e kthejmë kokën edhe një herë tjetër shohim se qenka një “edhe më i shtrenjtë”. Produkti tjetër më i shtrenjtë aty pranë nuk është aksident. Eshtë hile e bërë nga ekspertët e shitjes.

11 Secrets Marketing Experts Don’t Want You to Know

4. Cokolatat legjendare kanë një histori.

Një ide e mirë është krijimi i një legjende që do t’a ndjekë produktin, pa i dhënë shumë rëndësi nëse ka mjaft kuptim apo jo. “Milky Way”, për shembull, bëri një reklamë televizive në fillim të viteve ’90, duke shfaqur cokolatën që lundronte në një gotë qumështi. Pa lidhje? Sigurisht që ka. Së paku të gjithë fëmijët e dinë se një galaktikë quhet ashtu.

11 Secrets Marketing Experts Don’t Want You to Know

5. Përdorimi i hileve psikologjike është mjet primar

11 Secrets Marketing Experts Don’t Want You to Know

Ne priremi të kujtojmë se një çmim me tiketë të kuqe ka një kosto të zbritur, edhe pse jo gjithmonë kjo është e saktë. Një tjetër hile është karroca e madhe. Ajo duhet të mbushet disi, së paku kështu bën klienti.

As mos u mundoni t’i bini shkurt. Ata që e kanë projektuar supermarketin kanë menduar se ju duhet t’i shëtisni të gjithë sektorët para se të arrini te arka.

6. Të shitësh dyfishin pa shumë mundim.

Kompanitë e camcakëzeve gjithmonë reklamojnë konsumatorët që i marrin nga dy copa përnjëherësh. Ashtu edhe ata që reklamojnë aspirinën dhe kapsula të tretshme në ujë veprojnë njësoj, pra shesin dyfishin pa u munduar shumë.

11 Secrets Marketing Experts Don’t Want You to Know

7. I bëjnë gjërat më të papërdorshme

11 Secrets Marketing Experts Don’t Want You to Know

Në vitin 1957, Henckels prodhoi një qëruese patatesh që ishte aq e mirë sa që njerëzit e blenin një herë, dhe e përdornin përjetë.Shitjet ishin të ulëta. Kështu, dikush doli me një ide gjeniale, për t’ia dhënë pajisjes ngjyrën e njëjtë me atë të lëvores së patates. Njerëzit aksidentalisht i hedhnin pajisjet bashkë me lëvoren, dhe shitjet u ngjitën në maje.Përpiquni të kujtoni – ndoshta keni mjete me karakteristika të ngjashme.8. Autoriteti brenda paketimit

11 Secrets Marketing Experts Don’t Want You to Know

Prodhuesit gjithmonë përpiqen të shtojnë “peshë” në prodhimet e tyre. Për shembull, ata ju informojnë se aroma e luleve gjendet në shampo, edhe nëse është një raport 1: 10,000 dhe mund të shpërfillet lehtë dobia reale e kësaj luleje për flokët. Një tjetër mashtrim është shprehja se “ky shampon rekomandohet nga çdo stilist në Paris”.

11 Secrets Marketing Experts Don’t Want You to Know

10. Rezulton se mallrat për gratë dhe vajzat kushtojnë 7% më shumë se produktet e ngjashme për burrat dhe djemtë e rinj, pavarësisht dallimit të vetëm që është ngjyra e tyre. Ky fenomen është quajtur “tatimi i kuq” dhe është për shkak të mendimit se gratë janë klientët më të mirë. Kjo veçanërisht ka të bëjë me shamponët, aksesorët e rrojes dhe mallrat e fëmijëve.

11 Secrets Marketing Experts Don’t Want You to Know

11. Ekspertët e marketingut shpesh manipulojnë me terma kur bëjnë përshkrime për prodhimet ushqimore. Për shembull, patatet e skuqura “Pringles” nuk janë me të vërtetë patate të skuqura, por posedojnë materie të patates me vetëm 42%.

E njëjta gjë vlen edhe për djathin kackavall, sidomos në feta të paketuara veçmas: përmbajtja e djathit aktual është më pak se 51%, prandaj prodhuesit duhet ta etiketojnë atë “produkt djathi”. /tesheshi.com/