Prej 908 testeve të bëra deri më tani të të punësuarve në kopshtet në Manastir, Shkup dhe Veles, është konfirmuar vetëm një rast pozitiv me Kovid-19 në Manastir.
Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra gjatë 24 orëve të kaluara, 203 teste janë në kuadër të skriningut në kopshtet në Veles dhe Shkup dhe të gjithë janë negativë.
Skriningu në kopshte filloi më 13 maj dhe me të janë përfshirë rreth 2.000 të punësuar. Qëllimi është përgatitja e protokollit për punë të kopshteve për vendosjen e tyre në funksion.