I njohur numri i vendeve të lira për regjistrim në shkollat në Tetovë

Në shkollat fillore të Tetovës, për nxënës të klasës së parë ka 1.739 vende të lira, ndërsa për vitin e parë në arsimin e mesëm ka gjithsej 3.600 vende të lira. Këto numra janë konfirmuar nga Sektori komunal për veprimtari publike, në drejtim të përgatitjes për regjistrim të filloristëve në klasën e parë dhe gjimnazistëve në vitin e parë.

Në pajtim me vendimin e Qeverisë për shkak të gjendjes me koronavirus, regjistrimi i fëmijëve në kopshtet për fëmijë dhe në klasën e parë, në vend të praktikës të deritanishme në maj, zhvendoset për në qershor, përkujtojnë nga Sektori komunal për veprimtari publike.

Qeveria në fund të prillit vendosi që afati për regjistrim të jetë më i gjatë, respektivisht në vend të 30 ditëve, të zgjatë 45 ditë, prej 1 qershorit deri 15 korrik.

Njëlloj si dhe për filloristët, edhe regjistrimet në kopshtet për fëmijë do të fillojnë gjatë qershorit. Për gjimnazistët regjistrimet janë në tre afate, në 16 dhe 17 qershor, më 24 dhe 25 qershor dhe 29 qershor.