HULUMTIMI/ Nëse e bëni këtë para gjumit, ju po e dëmtoni shëndetin tuaj!

Një hulumtim shkencor ka ardhur deri tek njohurit të cilët thonë se nuk duhet të shfrytëzojmë telefonin celular të paktën para gjumit.

Biseda në telefon para gjumit nuk është ndonjë veprim i mirë. Nga studimi i bërë është konfirmuar se ata që e praktikojnë atë kanë dhimbje koke, pagjumësi dhe lodhje kronike.

Në hulumtimin kanë marrë pjesë 36 gra dhe 26 burra të moshës prej 18 deri në moshën 45 vjeçare. Disa prej të anketuarve kanë pranuar rrezatim njëjtë me atë që e emeton telefoni celularë gjatë bisedës, ndërsa të tjerët kaun qenë të nënshtruar ndaj një rrezatimi të rremë.

Personat nga grupi i parë kanë ndjerë dhimbje në kokë, pagjumësi, ndërsa grupi tjetër nuk ka pasur asnjë pasojë.

Shkencëtarët mendojnë se rrezatimi ndikon në një pjesë të trurit i cili është përgjegjës për kontrollin e stresit.

Për këtë ata rekomandojnë që të shkyçim telefonin gjatë natës dhe mos ta përpdrim para fjetjes.

Përshtati: Schoolture.info