Ekipi i “Tokës së Mjaltë” do të shpërblehet me tre milionë denarë, ka vendosur Qeveria në seancën e sotme.
Për këtë vendim ka informuar ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Fejsbuk.
“Mjaltit tanë, dje e fituan çmimin Oskar më të vlefshëm- për njerëzi, thjeshtësi, ndërgjegjësim për mjedis jetësor dhe zemër të madhe. I fituat zemrat tona dhe të miliona njerëzve nëpër botë dhe me një gjest simbolik duam t’ju falënderojmë- prandaj sonte sollëm vendim në seancë qeveritare për shpërblim në para prej 3 milionë denarë për ekipin Mjaltit. Pasi i dhatë epitetin ‘Mjaltë’ vendit tonë. Pasi na bëtë shumë krenar”, ka shkruar Angellovska.
Filmi dokumentar “Toka e Mjaltë” nuk fitoi Oskar, por ishte nominuar në dy kategori- për film dokumentar më të mirë dhe film me origjinë joangleze.