Deri në fund të këtij muaji, Teatri i Tetovës ka planifikuar 7 shfaqje teatrale duke filluar që sonte me dramën “DUKE PRITUR GODON” nga autori Samues Beckett që do të vihet në skenën e Teatrit të Tetovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Artit Dramatik – USHT.
Mjetet e grumbulluara nga 7 shfaqjet e këtij muaji janë dedikuar për të riun nga Tetova, Amir Zylbehari i cili pësoi një akaident gjatë punës dhe humbi plëtësisht njërën këmbë dhe për shërimin e tik do të dërgohet në Bursa të Turqisë për një operim që kushton 200.000 euro. Më poshtë mund të gjeni orarin e shfaqjeve teatrake në Teatrin e Tetovës dhe të dhënat për të ju bashkangjitur edhe ju aksionit humanitar.