Kohën që kaloni në rrjete sociale gjatë vitit, do të mund të lexonit 200 libra

Dikush e kishte pyetur Warren Buffett për sekretin e tij për sukses. Buffett shpalosi një grumbull të librave dhe tha “Lexoni 500 faqe si kjo çdo ditë. Kështu faktikisht funksionon dija dhe kështu ndërtohet ajo. Të gjithë ju mund ta bëni atë, por unë garantoj se jo shumë prej jush do e bënit…”

Kur para dy vitesh, e gjeta për herë të parë këtë thënie të Buffettit, diçka më dukej se ishte gabim.

Ishte dhjetori i vitit 2014. E kisha gjetur punën time të ëndrrave. Për disa ditë rrija i ulur në karrigen e punës sime të ëndrrave dhe po mendoja me vete, “Zot im, çka nëse unë do të mbes këtu edhe për 40 vjet? Unë nuk dua të vdes në këtë mënyrë … “

Diçka nuk ishte në rregull. E kisha ndjekur recetën e suksesit. Notat e mira. Lideriship. Rekomandime. Universitet. Punën e ëndrrave. Isha njëfarë fituesi.  Arrita pikën që doja. Edhe pse isha në një territor të ëndrrave, diçka më dukej se ishte tmerrësisht, tmerrësisht e gabuar aty.

Çdo ditë, nga tavolina ime e punës së ëndrrave, shikova në sytë e tyre përmes të cilëve shija veç zbrazëti. Sy bosh dhe të zbrazët.

Nuk po gjeja përgjigje.

Në janar të vitit 2015, gjeta thënien e Buffett. Vendosa t’i përkushtohem leximit. Do të lexoja dhe vetëm do të vazhdoja të lexoja dhe nuk do të ndalesha derisa të merrja disa përgjigje që më preokuponin.

Nuk i kam lexuar 500  faqe në ditë, por në këto dy vitet e fundit, kam lexuar mbi 400 libra që nga fillimi deri në fund. Realisht, ky vendim për të filluar leximin ishte një nga vendimet më të rëndësishme në jetën time.

Librat më dhanë guximin për të udhëtuar. Librat më binden për të lënë punën time. Librat më dhanë inspirimin, heronjtë e kuptimin e kësaj bote që mua më mungonte.

Dua të them se të lexosh 200 libra në vit është një gjë gate e pabesueshme. Por faktikisht nuk është. Çdokush mund ta bëjë këtë.

Gjithçka që duhet është një matematikë e thjeshtë dhe mjetet e duhura.

1. Mos e lini para se të filloni

Kur dikush e dëgjon këshillën “Lexoni 500 faqe çdo ditë”, reagimi i tij i menjëhershëm është “Në asnjë mënyrë! Kjo është e pamundur! “

Pastaj vazhdoni për të gjetur arsye për të justifikuar pikëpamjet e tij, pa menduar më thellë. Këtu përfshihet arsyetimet e tipit, “Jam shumë i zënë”, “Nuk jam mjaftueshëm i zgjuar”, ose “Librat thjesht nuk janë për mua.”

Por çfarë ndodh nëse shkojmë pak më thellë? Për shembull, çfarë të kushton në të vërtetë që të lexosh 200 libra në vit? Para dy vitesh e bëra një kalkulim të thjeshtë lidhur me këtë dhe rashë në një përfundim se leximi i 200 librave në vit nuk është aspak i vështirë.

Është ashtu siç thotë Buffett. Çdokush mund ta bëjë këtë, por shumica e njerëzve nuk e bëjnë këtë.

2. Bëni një llogaritje të thjeshtë

Sa kohë  ju duhet për të lexuar 200 libra në vit?

Së pari, le të shohim dy statistika të shpejta:

Shumica e amerikanëve lexojnë 200-400 fjalë në minut (Unë po supozoj që ju lexoni 400 fjalë në minut si unë)

Librat jo-fiktiv kanë ~ 50,000 fjalë

Tani, krejt çka ne kemi nevojë janë disa llogaritje të shpejta …

200 libra * 50,000 fjalë / libri = 10 milionë fjalë

10 milion fjalë / 400 fjalë për minut = 25,000 minuta

25,000 minuta / 60 = 417 orë

Kjo është e gjitha. Për të lexuar 200 libra, thjesht shpenzoni 417 orë në vit duke lexuar.

E di edhe pa më thënë. Nëse truri juaj është si imi, menjëherë po mendoni për “417 orë”-t dhe po mendoni ta lëni fare këtë punë. Shumica e njerëzve punojnë vetëm 40 orë në javë! Si mund të lexojmë 417 orë?

Mos lejoni që truri juaj të juaj të ju largojë nga kjo. Le të bëjmë një shpjegim të shpejtë për atë që çka në të vërtetë nënkuptojnë 417 orë …

3. Gjejeni kohën

Wow, 417 orë. Më të vërtetë duken shumë. Por çfarë do të thonë me të vërtetë 417 orë? Le të përpiqemi të shohim në një perspektivë më të zgjeruar.

Ja se sa kohë një amerikan shpenzon në rrjete sociale dhe duke parë televizion brenda një viti:

608 orë në rrjete sociale

1642 orë në TV

Uau. Kjo është 2250 orë në vit që kalon në MBETURINA. Nëse ato orë do të shpenzoheshin për të lexim, ju në fund të vitit do të kishit 1000 libra të lexuar.

Ja e vërteta e thjeshtë pas leximit të shumë librave: Nuk është kaq e vështirë. Ne kemi gjithë mjaftueshëm kohë. Pjesa e frikshme – pjesa që ne të gjithë e injorojmë – është se ne jemi shumë të varur, shumë të dobët dhe shumë të hutuar për të bërë atë që të gjithë e dimë që është e rëndësishme…

Krejt çka të duhet për tu  marrë më shumë më leximin është që  “kohën që e shpenzon kot” në Twitter ose duke e shikuar “Desperate Housewives” (Shtëpiaket e dëshpëruara), t’ia dedikosh leximit.

Teoria është e thjeshtë. Ekzekutimi është i vështirë.

4. Ekzekuto

Të gjithë e dimë se leximi është i rëndësishëm. Të gjithë e dimë se duhet të bëjmë më shumë. Por ne faktikisht nuk bëjmë asgjë. Arsyeja kryesore se pse kjo ndodh është për shkak se ne dështojmë për të vepruar.

As unë s’jam aq i përsosur lidhur me këtë, por më poshtë janë disa taktika që më kanë ndihmuar të arrij rezultate.

I. Përdorni dizajnin mjedisor

Nëse po largoheni nga kokaina, a do ta mbani atë të shtrirë rreth shtëpisë? Natyrisht jo. Media është projektuar të jetë  një problem i ngjashëm. Largimi nga varësia e medias mund të jetë po aq e vështirë sa droga.

Nëse dëshironi të lexoni, sigurohuni që së pari të hiqni nga mjedisi juaj gjithçka që  shpërqendron dhe së dyti i bëni librat sa më të qasshëm.

CHARLES CHU

Unë udhëtoj shumë. Kjo nuk më ndalon të lexoj. Fotografia në të majtë është e “raft librash” tim në Tajlandë. Unë përpiqem të mbaj libra kudo, kështu që unë mund të marr një dhe të filloj leximin.

Fotografia në të djathtë është desktopi im i smartphone. Vini re se ka vetëm dy aplikacione. Njëri prej tyre – aplikacioni Kindle – është për lexim. E dyta është për zakonet … Kjo më sjell në pikën tjetër.

Orhan Pamuk ka thënë:

Kam lexuar një libër një ditë dhe jeta ime është ndryshuar.

Po të mos kisha filluar të lexoja, ndoshta do të isha ende në punën time të ëndrrave. Ndoshta do të isha akoma në tavolinën time, do të kalonin sa më shumë orë  dhe do të pyesja veten nëse do të vdisja kështu …

Nëse po kërkoni përgjigje, jepjani leximit një shans. Ju mund të gjeni shumë, shumë më tepër se çka keni kërkuar./ Quartz/ KultPlus.com