Në intervistën e vendosur nga Documentary Weekly, për filmin “Toka e mjaltit”, Samir Ljuma, thotë se ideja ka qenë që të incizojnë tre muaj. Pasi e kanë parë mënyrën tradicionale të mbledhjes së mjaltit, që është një proces më i gjate, ka ndodhur që incizimet të zgjasin tre vite, ndërsa një vit ka zgjatur editimi i filmit. Ai ka ndarë edhe disa pikanteri nga momenti i njohjes me Atixhen, personazhin kryesor, por edhe nga incizimet e “Toka e mjaltit”.
Personazhet në filmin dokumentar kanë folur vetëm në gjuhën turke, ndërsa asnjë nga ekipi që ka incizuar nuk ka ditur të flas në gjuhën turke, kështu protagonistët e kanë ditur këtë dhe kanë folur lirshëm pa marrë parasysh prezencën e kamerave.
Interesant ka qenë fakti që materialet që i kanë incizuar, nuk e kanë ditur menjëherë se për çfarë po flitet, por pas disa muajve kur i kanë lidhur tregimet. Të gjitha incizimet që janë në film, janë bërë me dritë natyrore, thekson Samir Ljuma.
Samir Ljuma dhe Fejmi Dauti janë fituesit e çmimit për kamerë më të mirë në edicionin e sivjetëm të festivalit Sundance.
Në festivalin Sundance, “Toka e mjaltit”, e mori çmimin e jurisë (Grand Jury Prize) për filmin më të mirë dokumentar, ndërsa kameramanëve Fejmi Daut dhe Samir Ljuma ju dhurua çmimi për kinemoagorafi më të mirë (Special Jury Award for Cinematography)
Kjo intervistë është bërë para se “Toka e mjaltit” të fitojë nominimet për Oskar.
/Schoolture.info/