The Black Spider – Jeremias Gotthelf
Një histori e shkurtër mjaft e pakëndshme folku ku The Green Man(domethene djalli) bën një pakt me fshatin. Në valën e ndodhive, fshatarët nuk i përmbahen paktit dhe The Green Man merr hak në formën e krijesës në titull.
The Pilo Family Circus – Will Elliott
Doni diçka pak më të çuditshme, paksa më të errët? Ky është libri për ju. Rrëfimtari jonë sypatrembur gëlltit disa rruaza në një këllëf kadifeje, që tre kllounë të mbrapshtë kishin hedhur në shkurre… pse? Këtu zë vend kjo histori e pazakontë.
Ghost Stories – Muriel Spark
Një libër i shkurtër e i frikshëm me histori që kanë të bëjnë me, jua merr mendja, fantazmat. Fansave të The Twilight Zone dhe Alfred Hitchcock Presents do t`u pëlqejnë këto histori rrënqethëse të mirëtreguara.
Come Closer – Sara Gran
Një numër çuditërisht i madh shkrimtarësh thonë se ky është një ndër librat më të mirë që kanë lexuar. Është relativisht i shkurtër, i shkruar shumë mirë, dhe krejtësisht i çuditshëm e i pazakontë. Nëse pushtimet nga djajtë ju frikësojnë, shmangeni këtë libër, ose lexojeni menjëherë, nëse ju pëlqen të frikësoheni.
The Picture of Dorian Grey – Oscar Wilde
Është klasik për një arsye. Të gjithë e dimë bazën e historisë, është ide që mund të përshtatet dhe është ribërë shumë herë, me variacioneve të lehta të temës. Megjithatë stili i Ëilde është i paimitueshëm dhe personazhi i tij do përshtatej shumë mirë me botën e sotme të Instagramit dhe YouTube.
The Devil in Silver – Victor LaValle
The Changeling dhe The Ballad of Black Tom janë shumë të mira por novela e trete e LaValle është i duhuri, me pacientët e nje spitali psikiatrik që përballen me stafin e painteresuar dhe njefarë përbindëshi që shëtit korridoret.
The King in Yellow – Robert W. Chambers
Një tjetër klasik. I panatyrshëm, do ishte fjala e duhur për ta përshkruar. Është një nga ata libra që pasi e lexon e kupton se sa influencë e madhe ka qenë në librat horror të kohëve moderne.
Fledgling – Octavia Butler
Butler është mjeshtre, dhe Fledgling është libri i saj i parë pas një shkëputjeje 7 vjeçare. Mund të duket si një tjetër libër me vampirë, por ajo përdor mitin e gjakpirësve për të folur mbi racën, përkatësinë dhe të qënit ndryshe. /Insajder/