Po të ndalemi dhe kujtojmë sa kohë ka kaluar që ne nuk kemi përdorur shprehinë e të shkruarit me dorë, kujtoj se ka kohë të gjatë.
Që prej mbarimit të shkollës së mesme apo universitetit rrallë na bie të përdorim
dorëshkrimin si rezultat i përdorimit të kompjutërëve dhe telefonave celularë.
Një analizë e tillë duhet marrë në konsideratë edhe nga institucionet tona, të marrin iniciativa për ruajtjen dhe përmirësimin e të shkruarit me dorë nga shoqëria apo edhe nga vetë bartësit e institucioneve.
Shtrohet pyetja se: apo mësojmë të lexojmë dhe shkruajmë nëpër shkollat tona apo vetëm se të lexojmë dhe përdorim teknologjinë për të shkruar.
Vërehet qartë se në përdorim të dorëshkrimit nga gjeneratat e mesme që kanë përfunduar shkollimin disa vite më herët, vërejmë një dorëshkrim të dobësuar si rezultat i mos përdorimit të saj, pasi që e ka zëvendësuar bota e teknologjisë informative.
Dorëshkrimi si një mjet komunikues që përdorej deri para disa viteve ka pësuar rënie drastike kundrejt asaj që tani shkruhet me PC apo Telefona celular.
Shkrimi me simbolet e saj ka rëndësi të veqantë në një shoqëri moderne, pasi që ajo është baza që nis mësimi.
Dorëshkrimi me këtë ritëm të zhvillimit të teknologjisë informative pas disa dekadave do të pësojë edhe më keq nëse nuk mirren masa nga institucionet arsimore që kjo shprehi të mos harrohet por të vëhet në funksion tërë jetën pasi që humb dëshira e të shkruarit dhe të lexuarit si rezultat i përtesës dhe jetës dinamike që ka shoqëria si tërësi.