Është ulur për 30 për qind numri i të prekurve nga fruthi. Por, pavarësisht uljes, në shtator sërish nuk do të pranohen në kopshte dhe shkolla fëmijët e pa-vaksinuar. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska thotë se masa për mos-pranim në kopshte dhe shkolla mbetet në fuqi për shkak të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë vaksinën kundër Fruthit nuk e kanë pranuar 10.203 persona.
Ndryshimet ligjore nuk janë bërë, mirëpo ne si Qeveri jemi konzistent në respektimin e ligjeve që deri më sot urdhërojnë që fëmijët e pa-vaksinuar nuk duhet të shkojnë në shkollë e as në kopshte. Pse, sepse nuk mundet e mira individuale të jetë përpara të mirës kolektive. Që të mund t’i mbrojmë të gjithë fëmijët është e rëndësishme të gjithë fëmijët të vaksinohen”-tha Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Ministrja Carovska, këto komente i bëri gjatë takimit me drejtorët dhe punonjësit e kopshteve të cilëve i është rritur rroga për 16 për qind ose mesatarisht rreth 3 mijë denarë. Gjithashtu, Carovska paralajmëroi se prej në shtator pagat e punonjësve në kopshte do të rriten edhe për 5 për qind. /Alsat-M/