Prindërit e fëmijëve të cilët nga shtatori do të regjistrohen në kopshte duhet të dorëzojnë edhe karton të rregult të vaksinave siç është shënuar me ligj, madje edhe nëse përfundon epideMEDIAL e fruthit.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, sot deklaroi se Qeveria është konsistente në respektimin e ligjeve, të cilat edhe deri më sot porosisin se fëmijët e jovaksinuar nuk duhet të shkojnë në shkollë, as në kopsht, sepse, siç potencoi, e mira individuale nuk mund të jetë para asaj kolektive.
“Që të mund t’i mbrojmë të gjithë fëmijët e rëndësishme është ato të vaksinohen dhe kjo është praktikë borërore dhe konsideroj se duhet të vazhdohet. Ne si Qeveri vetëm i respektojmë ligjet të cilat shumë vite para nesh janë sjellur”, theksoi Carovska.