Historiani i njohur, Jahja Drançolli, u është kthyer arkivave të Raguzës, Dubrovnikut të sotëm, për të gjetur se si është quajtur Kosova në Mesjetë.
“Postim me motiv: Duke nxjerrë Kosovën nga dokumente të vitit 1405! Kosovën e sotme gjatë shekujve e kemi ndeshur me emra të ndryshëm.
Për herë të parë me emrin e sotëm do ta ndeshim në dokumente raguzane të vitit 1405: “Boschi di Chosoua”!”, ka shkruar Drançolli me foto nga Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut, ku ka qenë vitin e kaluar, me kolegun e tij Ruzhdi Panxha.