Joe dhe Jill Biden, mbi 13 milion dollarë fitim nga shitja e librave

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, dhe bashkëshortja e tij, Jill, kanë fituar më shumë se 15 milionë dollarë në vitet që kur Bideni la qeverinë, sipas të dhënave të publikuar nga fushata e tij të martën.

Shumica e të hyrave të tyre erdhën nga debatet e tyre dhe pagesat për dy librat e shkruara nga Bideni, që po konsiderohet si top-kandidati Demokrat për nominim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, raporton Reuters.

Ish-senatori nga Delaware shërbeu si zëvendëspresident i Barack Obamas për tetë vjet, duke lënë zyrën në fillim të vitit 2017 pas zgjedhjes së Donald Trumpit president.

Sipas kthimit të taksave federale dhe shtetërore, Bidenët fituan 11 milionë dollarë më 2017 dhe 4.58 milionë dollarë tjerë më 2018. Rreth 13.2 milionë dollarë prej tyre i janë atribuuar pagesave për libra.

Kampanja e Bidenit ka publikuar edhe një formular të zbulimit financiar të mandatarëve për kandidatë për presidentë, të cilat tregojnë se Bideni është paguar vazhdimisht në shuma 6-shifrore për ngjarje ku ai ka folur, shumica prej të cilave në universitete private.

Bideni ka fituar 540,000 dollarë si profesor në Universitetin e Pensilvanisë.

Sipas kthimit të taksave të çiftit, ata paguan 3.7 milionë dollarë taksa federale më 2017 dhe kanë dhuruar 1 milion dollarë për bamirësi. Më 2018, ata paguan 1.5 milion taksa federale dhe dhuruan 275,000 dollarë për bamirësi./Koha.net