Me datë 15.08.2023, në ora 03:00, zyrtarët policorë të NjP-Çegran kanë privuar nga liria dy të mitur nga Forina e Gostivarit dhe një nga Gjermania. Ata u gjetën në një ndërtesë shkolle duke dëmtuar dyer dhe dritare. Në prani të prindërve është zhvilluar një intervistë zyrtare me ta. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tyre, do të vijojë parashtresë përkatëse.