Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, kanë arritur tashmë rreth njëzet denoncime mbi dhunën në mes bashkëmoshatarëve.
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri u shpreh se hapi i parë në proces është kontrolli i burimeve dhe saktësia e informacioneve të përmendura në denoncime, më pas vijojnë hapa të tjerë.
Të rinjtë, prindërit dhe qytetarët mund të raportojnë dhunën e bashkëmoshatarëve në emailet prijavinasilstvo@mon.gov.mk dhe paraqitdhune@mon.gov.mk”.
Nxitur nga masakra e ditëve të fundit në Beograd ku një nxënës vrau nëntë persona duke lënduar edhe shtatë të tjerë, mbrëmë në polici u raportua se disa nxënës në Shkup gjetën lista emrash me kërcënime, ndërsa gjithashtu dje kjo u has edhe në Tetovë. Fëmijët e moshës njëmbëdhjetë vjeçare në tualet vunë re lista me emra, pas së cilës u lajmërua menjëherë policia.