“Ne do të vazhdojmë me takimet me institucionet që duhet të vlerësojnë rreziqet e mundshme të përdorimit të TikTok dhe çfarë materiali ka në platformë, në mënyrën e përdorimit të tij nga nxënësit”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Dr.Jeton Shaqiri, në suaza të punëtorisë me nxënës dhe mësimdhënës në temën “Siguria në shkolla – ndërtimi i mekanizmave për parandalim nga rreziqet dhe paralajmërimit të hershëm” në kuadër të projektit hulumtueso-shkencor të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, informon PRESSonline.al
“Do të vazhdojmë me takimet me institucionet që duhet të vlerësojnë se çfarë përmbajtje ka dhe si përdoret Tik-Tok. Nëse institucionet e sigurisë konfirmojnë, siç dihet, disa nga videot që janë konsideruar nga MPB-ja si material i keq së bashku me Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencinë për Komunikime Elektronike dhe institucione të tjera në domenin e Tik Tokut, do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë në mënyrën e përdorimit të tij si aplikacion”, deklaroi ministrin Shaqiri, përcjell PRESSonline.al
Shaqiri bën me dije se disa nga shkollat tashmë kanë filluar takimet e rregullta me prindër, por do të fillojnë takimet edhe me psikologë dhe mësimdhënës.
“Këto janë masat fillestare. Do të shohim për një protokoll specifik dhe nga shtatori do të kemi më shumë masa dhe manuale”, nënvizoi Shaqiri.