Në rrjetet sociale ka nisur peticioni për ndryshimin e emrit të gjimnazit “Zef Lush Marku” në “Faruk Zeqiri”, drejtor në këtë shkollë për shumë vite, i cili javë më parë ndërroi jetë.
Këtë iniciativë portali jonë Schoolture e përkrahë në tërësi, ndërsa kujtojmë edhe shkrimin të cilin e kishim ku dhamë mbështetje për një iniciativë të tillë.
“Zef Lush Marku” nuk do të ishte në këtë nivel pa mundin dhe përkushtimin e drejtorit tani më të ndjerë Faruk Zeqiri.
Për të qenë i përjetshëm kontributi i tij, të paktën ajo që mund të bëhet, është të ndërrohet emri i shkollës dhe gjimnazi të quhet “Faruk Zeqiri”.
Ja dhe linku për të nënshkruar peticionin.