Racio fillon me projektin “Stop për gjuhën e urrejtjes”!

Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” së shpejti do të fillon me projektin e radhës
“Stop për gjuhën e urrejtjes”.

Fenomeni i gjuhës së urrejtjes është ende prezent në shoqërinë tonë, andaj nga Qendra “Racio” dëshirojnë që nëpërmjet këtij projekti të prezantojnë rreziqet që i bartë në vete dhe të jepen zgjidhje adekuate se si të arrijmë deri tek një pikë ku do të kontrollohet ose të zhduket tërësisht  kjo dukuri.

Në Maqedoni, edhe pse marrëdhëniet ndëretnike janë përmirësuar, megjithatë ka shumë punë që ato të jenë në nivelin e duhur.

Nga Racio shtojnë se njohja e ndërsjellët është një nga faktorët kyç në largimin e kësaj dukurie të padëshiruar.

Për realizimin e këtij projekti është parashikuar mbajtja e disa punëtorive ku të rinjtë do të njoftohen nga afër me fenomenin e gjuhës së urrejtjes si dhe metodat se si të tejkalohet ajo.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti mund të plotësojnë formularin, ndërsa për çdo dilemë të cilën e kanë, mund të kontaktojnë Qendrën Racio, në rrjetet sociale të tyre.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeg5ULXbE9S1_LpaEJhOimwZlTEFQ0GBemLVm2l_vCm9O0PfA/viewform?fbclid=IwAR1WyymgDtOD2XaGaEzsDFbF5OrqA3wZBjNe2SLe2dXUqJXhedKCJO6pw4M