Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska bashkë me kryetarin e Komunës Aerodrom hapën çerdhen e re me kapacitet prej 210 fëmijëve.
“Si Qeveri dhe si minsitri kemi rritur përfshirjen e fëmijëve në edukim paraarsimor dhe kjo është prioritet. Investimi në arsimim cilësor parshkollor është i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve për përgatitje të nisjes së arsimit. Është moment i rëndësishëm për socializim të fëmijëve dhe marrjen shprehu që janë shumë të rëndësishme për secilin”, u shpreh ministrja Trençevska.
Ajo theksoi edhe inkluzivitetin e çerdheve duke nënvizuar se në çerdhe aplikohen programe për të mësuar përmes lojës dhe ngjall interes te fëmijët.
“Një aspekt i rëndësisë së përfshirjes së fëmijëve në arsimin parafillor është arsimi dhe mudnësia për aktivizim të prindërve të tyre në tregun e punës dhe me këtë përmirësohet edhe gjendja financiare e familjeve”, shtoi ajo./