Laura Papraniku dhe Aleksandër Trajkovski laureatë të çmimit “Mito Haxhi Vasilev- Jasmin”

Laura Papraniku Bejtullau dhe Aleksandër Trajkovski janë fitues të  çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasiliev – Jasmin” për gazetari dhe publicistikë për vitin 2022. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua të mërkurën në kuvend.  Gazetarja Papraniku tha se ky çmim është motiv dhe inkurajim për të mos e zhgënjejmë besimin e opinionit.

LAURA PAPRANIKU BEJTULLAU

“Rruga deri tek informimi i drejtë edhe i saktë sigurisht që është e mbushur përplot me sakrifica, me sfida dhe probleme të ndryshme, sepse është pikërisht gazetaria ajo e që duhet të informojë në kohë të drjetë dhe të saktë, për të gjitha problemet pavarësisht se sa ato janë të ndjeshme”.

Ajo theksoi se gazetaria është bekim për vendet ku e drejta e fjalës dhe liria e mendimit në media konsiderohen aleate për të arritur një standard më të mirë.

Publicisti Aleksandar Trajkovski  këtë çmim e përjetoj si vlerësim të punës së tij dhe si vlerësim të të  gjithë publicistikës letrare.

Laura Papraniku Bejtulla ka një karrierë të pasur në gazetari dhe kontribut të madh në trajtimin e temave të arsimit. Për vite më radhë ka punuar në gazetat “Fakti”, “Lajm” dhe “Koha”. Në fillim të këtij viti ajo botoi librin “Pabarazia në arsim”, ndërsa tani punon në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, ku është edhe redaktore e revistës “Skupi”, botim i këtij instituti.

Çmimi “Mito Haxhi Vasiliev – Jasmin” është një nga çmimet më prestigjioze që ndahet nga Ministria e Kulturës për arritje në sferën e publicistikës dhe gazetarisë. /SHENJA/