Hetimi për alarmet e djeshme për bomba të vendosura në tetë shkolla të mesme të Shkupit është duke vazhduar, kemi të dhëna se nga janë dërguar ato emaile dhe gjëja më e rëndësishme është të kemi sukses në zbulimin e të gjitha IP adresave nga vjen ky akt monstruoz, pavarësisht nëse për sulm hibrid ndaj Maqedonisë së Veriut apo lojëra politike, si një nga supozimet, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
“Pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë, askush nuk duhet të lejohet të luajë me fatet e fëmijëve dhe të gjithë neve.
Kjo është një temë e ndjeshme dhe mendoj se kushdo që i bënë të gjitha këto, duhet të ketë parasysh se nuk mund të luhet me sistemin dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Oliver Spasovski.
Dje tetë shkolla të mesme në Shkup kanë marrë emaile kërcënuese për bombë.