Netflix do t’i tarifojë 2,99 dollarë abonentët që i ndajnë llogaritë me të tjerë

Para disa muajsh Netflix lajmëroi që do t’i bllokojë të gjitha llogaritë që e ndajnë llogarinë e tyre me të tjerët, pasi që ata vërejtën një humbje të madhe parash. Por, tani ata e hodhën poshtë këtë plan dhe janë duke kërkuar mënyra tjera për të fituar para, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Netflix tha se do t’u kërkojë abonentëve në pesë vende në Amerikën Qendrore dhe Jugore të paguajnë 2,99 dollarë shtesë në muaj për të shtuar një “shtëpi të dytë” në llogaritë e tyre. Ata gjithashtu paralajmruan se do të ketë restriksione të reja për ndarjen e fjalëkalimeve me të tjerët.

Në fillim të këtij viti kompania njoftoi rënien e parë të abonentëve. Firma do të ofrojë një përditësim për anëtarët e saj, në të cilat pritet të zbulojë rritjen e abonentëve.

Kjo kompani bëri një revolucion, pasi që ktheu mënyrë se si njerëzit në mbarë botën zgjedhnin të argëtoheshin, duke tronditur biznesin tradicional të televizionit dhe kinemasë. Kjo më së shumti u vërejt në fillim të pandemisë, në vitin 2020, kur njerëzit qëndronin në shtëpi.

Netflix tani po përpiqet të tërheqë abonent  të ri dhe të ruajë besnikërinë e anëtarëve ekzistues.