Nuk ka masa të reja kundër koronavirusit, spitalet janë të zbrazura

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive pas mbledhjes së sotme kanë thënë se shteti ka kapacitete të mjaftueshme për përkujdesjen e të gjitha pacientëve.
Ata kanë shtuar se ka rritje të raste me koronavirus.
“Sipas metodologjisë për përcaktimin e rrezikut nga KOVID-19, merret parasysh edhe përqindja e personave të hospitalizuar, përqindja e shtretërve të lira, si dhe numri i rasteve të rënda dhe të vdekjve nga KOVID-19. Është konfirmuar se RMV gjendet në zonën e gjelbërt me kapacitetet të mjaftueshme për përkujdesjen e pacientëve me KOVID-19. Numri i rasteve të reja është rritur për 79.9%”, thuhet në njoftimin e Komisionit.
Ata kanë shtuar se për momentin nuk nevojiten masa të reja ndërsa apelojnë që qytetarët të kenë kujdes për shëndetin e tyre.