Shkruan: MSc. Zhaneta Barxhaj
Të motivosh qoftë edhe një person të vetëm për të lexuar, është një mision gati hyjnor, pasi edhe gjithë librat e shenjtë na këshillojnë të lexojmë.
Trajnimi tejet i veçantë që shoqata “Dritë Shprese” zhvilloi, me temë “ Lexues sot, udhëheqës nesër” më nxiti të jem pjesë e saj, sepse leximi është një nga çelsat më të rëndësishëm të të qenurit më së pari një njeri i civilizuar i botës dhe pas kësaj mund të bëhemi udhëheqës dhe profesionist të mirë.
Por meqë jemi tek udhëheqësit, duhet thënë që drejtuesit e sotëm politik kanë një mungesë leximi për sa i përket ndjeshmërisë që të përcjellë në veçanti letërsia. Po, politika ështëdiplomaci, është racionale e ftohtë, ama shpesh edhe shkatërruese me ose paqëllim e vlerave më të rëndësishme të humanizmit njerëzor. Këtu mjafton të përmendim luftrat që prodhon politika.
Ndaj këtij realiteti e vetmja mburojëështë libri dhe të mbrohemi duke lexuar sa më shumë. Kështu do jemi në gjëndje të gjykojmë më shumë si njerëz dhe më pak si xhelat politik. Libri është vërtet ai send i vogël që të pushton duke u futur në plagët e tua më të thella, duke t’i ngacmuar, por edhe duke t’i shëruar përmes një katarsis ( pastrim shpirtëror), që të ndodh në mënyrë të pavetëdijshme.
Vetëm letërsia dhe arti e kanë vetinë të lidhin popujtëqë përçajnë politikat. Këtu dua të përmend as më shumë e as më pak veçse përvojën time personale. Unë vij nga një vend në kufi me shtetin Grek dhe dihen kontraditat historike që ne kemi mes njëri- tjetrit, që nga luftrat e masakrat çame deri tek dhunimi i të drejtave të shqiptarëve sot e kësaj dite.
Ndjesia ime refuzuese ndaj popullit grek u zbut dhe ndryshoi këndvështrim, kur u gjenda atje dhe kur u njoha me letërsinë dhe me mendimin e pjesës më të shëndoshë të elitës, larg indoktrinimit politik dhemë pranë qasjes ndaj njeriut dhe së vërtetës. Por pa lexuar nuk do ta kisha këtë qasje ndaj atyre njerëzve, por do mbetesha rob ipolitikave mohuese.
Prandaj, që të jesh një lider i suksesshëm nesër, në të gjitha dimensionet, duhet të jesh një lexues i mirë sot, që të kesh një shqisë të shtuar në vetëdije, për të marrë vendime sa më të drejta, të cilat të kenë në thelb njeriun dhe dashurinë për jetën dhe jo urrejtjen.
Në realitetet që jetojmë ne shqiptarët këtej dhe andej kufirit e kemi domosdoshmëri ta ruajmëbrenda vetes humanizmin ndaj njeriut, për të mos bërë të njëjtat gabime qëi kemi provuar në kurriz. Ne nuk duhet të ngatërrojmë popujt me politikat e tyre. As unë nuk jam dakord me qeverinë time, por kjo nuk më bën të urrejë njerëzit, gjuhën, atdheun tim. Dhe nuk do ndihesha mirë që edhe ju të më identifikoni mua me qeverinë dhe politikat e saj. Para së gjithash ne jemi njerëz të barabartë para zotit dhe jemi bij të tij.
Në këtë pikë vështrimi, duhet jo pak forcë për t’u ngritur mbi dhimbjen tonë dhe të shohim edhe anën e tjetrit, atij që quajmë armiku, duke i përfshirë të gjithë në një torbë. Për këtë më ka dhënë një ndihmesë të jashtëzoknshme leximi dhe këtu dua të veçoj një prej tyre.
Është një libër me tregime nga autorë të ndryshëm të ballkanit, prandaj edhe titullohet “Ata që janë ndryshe dhe që i kemi pranë”, botuar nga shtëpia botuese Toena. Po, në vërtet jemi të ndryshëm, ama jetojmë pranë e duhet të gjejmë padyshim rrugën e komunikimit, të paqes dhe bashkëjetesës. Por për këtë ne duhet të thyejmë barrierat e paragjykimit dhe shpesh edhe urrejtjes, duke e lexuar dhe kuptuar njëri- tjetrin përmes artit dhe kulturës.
Të lexohemi dhe të mos ngatërrojmë politikat me njerëzit. Popujtë janë të gjithë njësoj, janë krijesa të zotit për ata që besojnë dhe janë të gjithë me vese e virtyte sipas psikologjisë, ndaj nuk duhet të shihemi si armiq, por të punojmë që politikat t’i bëjmë sipas modelit të dashurisë dhe jo luftës. Ky është qëllimi dhe misioni i artit (përtej kënaqësisë dhe vlerave estetike) të njohë sa më thellësisht njeriun dhe ta dojë atë. Të bashkojë dhe jo të përçajë.
Në këtë libër do të gjeni autor, serb, boshnjak, malazezë, kroat, shqiptarë, kosovarë e maqedonas dhe do shihni një panoramë ndryshe. Ne shohim vetëm plagët tona, se në përgjithësi egoizmi njerëzor kështu është, prandaj duhet ta lexoni për të pasur një ngasje drejt thyerjes së egoizmit dhe pranimit edhe të dhimbjes së tjetrit. Një nga këto tregime rrëfen sesi e ka përjetuar luftën një familje intelektuale serbe, të cilët ishin kundra saj, që braktisin vendin dhe përjetojnë dramën dhe depresionin e tyre.
Këtu kupton që nuk ishim vetëm ne viktima, por të gjitha ato nëna që politikat ua çojnë djemtë mish për top, të gjithë ata njerëz të lexuar që janë pro njeriut, pro jetës. Dhe menjëherë pas kësaj, plaga sikur nis e zbehet dhe nuk i sheh më si armiku, por si një popull tjetër fatkeq nën politikat e gabuara. Ky dimension është shumëi rëndësishëm në vendimarrje, që të dish të ndash fajtorin nga i pafajshmi të dish të ndash viktimën nga xhelati.
Ndaj duhet të lexojmë, për të mësuar ta pranojmë veten dhe tjetrin qëështë i ndryshëm nga ne me dashuri humane. Vetëm kështu bota do jetë një vend më i bukur. Prandaj kësaj here unë kam zgjedhur qëllimisht të flas për ata që janë ndryshe dhe që i kemi pranë, si një nxitje për ta lexuar, për të përftuar një qasje të re, që ndoshta doiuvlejë nesër, kur të jeni udhëheqës të së ardhmes.