Për një orë, dhjetëra faqe interneti ishin të paqasshme

Dhjetëra uebfaqe që janë në mbikëqyrjen e Cloudflares patën probleme në qasje për të paktën një orë të martën. Google, Shopify, Fitbit, Peleton, Grindr, Ring, bet365, Landbrokes e NordVPN, janë disa nga sajtet që rreth orës 07:30 u bllokuan për qasje në internet.

Kjo ndodhi për shkak të problemeve me rrjetin e shpërndarjes, njoftoi faqja për detektimin e problemeve online “Downdetector”.

Cloudflare e pranoi problemin nëpërmjet Twitterit, duke thënë se është informuar për rastin dhe se po punon që ta zgjidh sa më shpejt. Shumë përdorues të internetit u ankuan për problemin.

“Gjysma e internetit është ndërprerë për shkak të një problemi të Cloudflare”, shkroi një komentues në Twitter.

Cloudflare është pajisje softuerike që mban sigurinë e uebfaqeve dhe aplikacioneve. /Kohanet/