https://alsat.mk/100-mije-persona-ne-vend-nuk-kane-arsim-fillor/Këshilltari në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Dushan Tomshiq, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, theksoi se në vend janë rreth 100 mijë persona të moshës së mesme që nuk kanë përfunduar arsimin fillor.
“Nga 150.000 të papunë në Maqedoni, 100.000 janë pa arsim fillor. Ata janë persona më të vjetër, nuk po flasim për brezat e ri, po flasim për njerëz të moshës së mesme. Është dorëzuar një ligj për arsimin e të rriturve i cili ka ngecur, i cili parashikon mekanizëm të quajtur – validim, e që duhet t’ua shqyrtojë këtyre personave kompetencat e fituara në arsimin joformal dhe në bazë të programeve shtetërore për të përfunduar arsimin sepse pa arsim fillor nuk mundet të merret as patentë shoferi”, theksoi Tomshiq.