Nga Maqedonia ikin njerëzit me arsim të lartë

Studentët e diplomuar, në të cilët investon shteti, po ikin jashtë vendit, deklaroi mbrëmë drejtori i Entit për Statistikë, Apostol Simovski, në “200” në Alsat, përcjell Nistori.

Siç shton ai, dikush duhet të brengoset dhe të pyesë veten se çfarë po ndodh me kuadrot me arsim të lartë.

“Vetëm 17% të keni në shtet me arsim të lartë, ndërsa thuajse të gjithë shkojnë në fakultet… dikush duhet të brengoset, të pyesë se ku na shkuan këta fëmijë. Ata që mbarojnë fakultet, ikin nga vendi. Nuk mund të jetë 40% me arsimin e mesëm dhe vetëm 17% me fakultetin kur 90% e të rinjve që shkojnë në shkollë të mesme shkojnë në fakultet. Kjo do të thotë se diku i humbim, diku na ikin”, thotë Simovski.

Simovski tregoi se cilat të dhëna të regjistrimit janë më shqetësuese

“Personalisht nuk u tremba nga të dhënat, i prisja…faktori kyç që tregoi ky regjistrim është se po humbasim popullsi. Dhe ne e humbasim atë intensivisht. Para së gjithash për shkak të faktit të migrimit. Dhe ne nuk po humbasim vetëm popullsinë, po humbasim potencialin e ri. “Potenciali që duhet të sjellë zhvillimin e ardhshëm demografik”, shtoi Simovski.

Proporcion joadekuat mes pensionistëve dhe popullatës së punësuar

Simovski, theksoi se raporti mes të punësuarve dhe përqindjes së pensionistëve nuk është në nivelin e duhur, gjë që do të siguronte ditë të qeta pensioni për pensionistët e ardhshëm.

“Numrat tregojnë se raporti mes asaj popullsie që është në funksion ekonomik dhe asaj që është e qëndrueshme është diku këtu. Teoria është se për të mbajtur një pensionist duhet të punojnë katër persona. Në vendin tonë rreth 700 mijë është numri i personave aktiv që punojnë dhe diku rreth 400 mijë persona janë në pension. Nuk kemi as për afër proporcion të tillë…”, thotë Simovski. /Nistori/