Nxënësja e “Marija Kiri Skllodovska”, ka marrë vendin e parë për solo këndim, do e përfaqësoj vendin në Tiranë

Ditë gëzimi në ShMQSh “Marija Kiri Skllodovska”

Përmbyllja e një viti shkollor nuk kishte mundësi të ishte më i mirë se sa dita e sotme.

Të nderuar kolegë, prindër dhe nxënës, kemi nderin të ju njoftojmë se nxënësja e shkollës tonë, Vaile Nebi, përfaqësoi shkollën tonë në solo këndim ku nga të gjitha shkollat pjesëmarrëse mori vendin e parë. Nxënësja, Vaile Nebi, do e përfaqëson shkollën tonë në solo këndim në Tiranë ku dhe do të jetë finalja e madhe. Organizimi ishte i mbështetur nga Komuna e Çairit dhe Bashkia e Tiranës kurse përzgjedhjen e bënë profesorët universitar të muzikës në krye me prof. Mustafa Imeri.

Nxënëses i dëshirojmë shëndet dhe suksese në finalen e madhe të Tiranës.

Falënderim të posaçëm mentorëve njëherit profesor të shkollës tonë, prof. Bekim Durguti dhe Sumeja Fetai.

Schoolture.info