Profesorët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodij në protestë për pagat

Në këto momente po mbahet protestë e qetë e profesorëve të universitetit Shën Kirili dhe Metodij, e cila u organizua nga Lidhja e Sindikatave të Universitetit Shën Kirili dhe Metodij, shkruan Alsat.

Kjo protestë po mbahet në lidhje me pagat e ulëta që siç thonë profesorët protestues, i kanë shumë herë më të ulëta se universitetet në rajon.

“Pagat e të punësuarve në USHKM janë shumë të ulëta, madje disa herë më të ulëta se ato të Universiteteve në rajon”, thonë ndër të tjera ata./ Alsat.mk