Maturës shtetërore do t’i nënshtrohen 15 899 nxënës, ja datat kur do të mbahen testimet

Gjithsej 15 899 kandidatë janë paraqitur për dhënien e maturës shtetërore për vitin shkollor 2021/2022.

Prej tyre 7 135 janë nxënës të gjimnazeve, 8 504 arsimit profesional dhe 260 shkollave të arteve, informon Schoolture.info

Testimi i parë ekstren do të jetë të shtunën më 4 qershor. Sipas të dhënave të Qendrës për Provime Shtetërore, për gjuhën maqedonase janë paraqitur 11 060 nxënës, 4 308 janë në gjuhën shqipe dhe 313 maturantë në gjuhën turke.

Provimi i dytë është caktuar për më 13 qershor. Më së shumti ka kandidatë për gjuhën  angleze, edhe atë 14 320 kandidatë, për matematikë 1 231, për gjuhën gjermane 118, 30 kandidatë për gjuhën franceze, 10 ruse, 15 do të japin provimin në filozofi dhe 100 kandidatë janë paraqitur për estetikë.

Rezultatet nga provimet do të publikohen të paktën më së voni 30 ditë nga dhënia e testimit ekstern.

Përpos provimeve eksterne maturantët kanë edhe dy provime interne dhe një detyrë projektuese.

Schoolture.info