Ushqimet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe pa fuqi gjatë ditës

E kemi provuar të gjithë. Shkon ora 14:00 dhe ajo që duket si një ditë super produktive, papritur kthehet në një përpjekje të vazhdueshme për të mos na zënë gjumi në tavolinën e punës. Po pyesni veten përse ndodh kjo? Sepse keni konsumuar një nga pijet/ushqimet më poshtë.

Kafja

Deri në 2 filxhan kafeje në ditë është e lejueshme, madje edhe rekomandohet një numër i tillë. Të konsumoni më shumë se aq, rrezikoni që adrenalina t’ju lërë në baltë.

Pijet e ëmbla
Ashtu si kafja, edhe pijet e ëmbla mund të duken si një mënyrë e mirë për pak energji më shumë. Gjithsesi, pasi energjia e fituar për momentin nga sheqeri të largohet, do të ndiheni dyfish më të pafuqishëm se më parë.

Ushqimet e procesuara
Ushqimet e procesuara janë vendimtare kur vjen puna tek shëndeti dhe nivelet e energjisë në trup. Një nga arsyet kryesore të lodhjes në mes të ditës janë arsyet me shumë karbohidrate që bëjnë që niveli i energjisë të bjerë ndjeshëm në pjesën e dytë të ditës.