Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se beson se do të ketë marrëveshje mes ministrisë së Arsimit dhe SASHK-ut, ndërsa beson se bisedimet me sindikatën përfaqësuese për Marrëveshje të përgjithshme kolektive do të jep rezultat.
Kryeministri tha se po bisedohet edhe për rritjen e efikasitetit dhe performancave të arsim.
“Të mos harrojmë se në PISA testimet si shtet kemi rezultate të dobëta dhe këtë së bashku duhet ta tejkalojmë si shtet, ministri dhe mësimdhënës”, theksoi Kovaçevski, raporton Schoolture.info