Në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Çair filloi realizimi i projektit “Perallat e gjyshes/it”

Sot në Shkollën Fillore Komunale “Hasan Prishtina” në Komunën e Çairit nisi realizimi i punëtorive edukative “ Përrallat e gjyshes\it thesar i trashëgimisë”. Projekti ka për qëllim të nxit tek nxënësit dashurinë për krjimtarinë letrare popullore, sikurse janë përrallat si dhe ti ndihmojë ata të ushtrojnë aftësitë krijuese dhe dhuntitë oratorike. Për këtë qëllim gjatë punëtorisë së parë, me nxënësit e talentuar tê klasave VI dhe VII të shkollës sonë u angazhuan Izaim Murtezani, studiues i folklorit Bukrurie Mustafa, studiuese e etnologjisë Siana Nesimi, arsimtare e gjuhës dhe letërsisë Evis Halili, njohëse e çështjeve të trashëgimisë dhe Laura Papraniku Bajtullau, bartëse e Projektit.Punëtoritë edukative “ Përrallat e gjyshes\it thesar i trashëgimisë” mbështetet nga Ministria e Kulturës në kuadër të Programit të vitit 2022 dhe organizohet në bashkëpunim me shkollën dhe Shoqatën për veprim qytetar “DEA 22”.