SENATI I UNT-SË ZGJODHI PROREKTORËT E RINJ

Me propozim të rektorit Prof.Dr. Izet Zeqiri, Senati i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup sot me votim të fshehtë zgjodhi prorektorët e rinj.Prorektor për Shkencë gjatë këtij mandati do të jetë Prof.Dr. Bekim Fetaji, prorektor për arsim Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, ndërsa prorektor për Financa Doc.Dr. Bujamin Bela.Pas Mbledhjes së Senatit, tre prorektorët u pritën nga rektori i UNT-së Prof. Dr. Izet Zeqiri i cili uroi ata për detyrën e re, ndërsa u dëshiroi suksese në realizimin e objektivave të përbashkëta, një universitet publik të suksesshëm dhe konkurues.Mandati i prorektorëve zgjat 3 vite, me të drejtë rizgjedhjeje!