REVOLTA STUDENTORE/ Protesta në Tetovë, u kërkua dorëheqja e profesoreshës Besiana Mehmeti

Studentët e Fakultetit të Arteve – drejtimi muzikor sot (13.04.2022) në ora 14:00 protestuan kundër sjelljes jo-etike të profesoreshës Besiana Mehmedi, njofton Nistori.

Marshi protestues fillojë nga biblioteka e qytetit në Tetovë deri tek Universiteti i Tetovës. Protesta erdhi si shkak se studentët nuk pajtohen me vendimin e rektoratit për rastin në fjalë. Protestuesit mbanin mbishkrime të ndryshme si: “Dorëheqje Besiana Mehmedit”, “81-shi nuk është larg”, “Bully-Jana Mehmedi”, “Pa student nuk ka Universitet” dhe shumë mbishkrime të ndryshme. Universiteti i Tetovës sot kishte mbyllur dyert për studentët, duke vendosur roje para dyerve.

“Sot jemi mbledhur në protestë paqësore për të shprehur pakënaqësit tona për profesoreshën Besiana Mehmedi si dhe ndaj masave që janë marr ndaj saj. Kjo protestë le të jetë një mesazh për të gjithë studentët e këtij Universiteti, që çdo profesor që ofendon, shantazhon, kërcënon duhet të denoncohet e jo të heshtet. Në protestë kemi edhe organizata civile të cilët janë në mbështetje të studentëve. UT-ja është një vatër e dijes, është ngritur me gjakun e popullit dhe nuk do të lejojmë që dikush ta nëpërkëmbë gjithë atë mund e sakrificë”, deklaroi para mediave Ardi Lena.

“Ne si forum për ndryshime në arsim mbështesim revoltën dhe kërkesën e studentëve të fakultetit të arteve për pezullimin e profesoreshës inordinare Besiana Mehmedit. Në Universitet nuk duhet të ketë vend për profesorë që shantazhojnë, ofendojnë dhe kërcënojnë studentët me “kapje për fyti”. Me veprimet skandaloze të Besiana Mehmedit që i ndëgjuam edhe dje nëpërmjet dëshmive të publikura në youtube, janë shkelur rëndë edhe normat e sjelljes profesionale etike-pedagogjike të saja për të qenë e kyçur në procesin akademik të mbajtjes së ligjeratave. Nëqoftëse tolerohen raste të tilla kjo do të jetë një njollë e rëndë për Universitetin e Tetovës. Konsiderojmë që vendimi vërrejtje me shkrim i Dekanit të fakultetit të arteve në Universitetin e Tetovës është skandaloz, andaj pyesim dekanatin e fakultetit të arteve se cili ligj apo statut në botë sanksionon kërcënimet dhe dhunën psiqike me vërrejtje me shkrim?! Që të parandalohen raste të tilla në të ardhmen duhet të meren masa imediate, Universitet pa student nuk ka, studentët janë kryefjala e Universiteteve, andaj hapni dyert dhe mos vini njerëz që janë me fytyra kërcënuese ndaj studentëve” deklaroi Blendi Hodai.

Gjithashtu në protestë ishte e pranishme edhe kënëtarja Elita Ziberi, ku ditë më para profesoresha Besiana Mehmedi përmendi edhe emrin e këngëtares në fjalë, ajo për media tregoi se po mbështet studentët dhe edin mirë se me çfarë po përballen ato.

“Unë jam në përkrahje të studentëve ngase edhe unë kam qenë pjesë e fakultetit të arteve dhe poashtu kam pasur edhe unë ofendime dhe desha ti them profesoreshës që ka nxjerr një deklaratë që unë kam vizatuar lule, po unë i kam vizatuar lule, por i kam vizatu pasiqë çdoherë ka dalë prej fjale se çfarë do na pyes në provim dhe për fat të keq u detyrova ti vizatoj një lule për shenjë respekti dhe unë sot jam e diplomuar etnomuzikologe dhe deshta ti them profesoreshës kush më diplomoi mua, kush ma dha mua atë provimin, ma dhat ju apo erdhi dikush tjetër nga fakulteti tjetër?” u shpreh Elita Ziberi.

Ardi Lena falenderoi të pranishmit duke theksuar se protestat do të vazhdojnë në javët në vijim. /Nistori/