RASTI/ Vetëm vërejtje nga dekanati, paralajmërohet bojkot dhe protesta kundër Besiana Mehmedi

“Një javë pas ankesave të vazhdueshme të studentëve ndaj profesores Besiana Mehmedi, dekanati i Fakultetit të Arteve sot vendosi që profesores ti jap vërejtje me shkrim, ndërsa studentëve u ofroi që lëndët të cilat i ligjëron profesorja Besiana Mehmedi të mund ti mbajnë me profesor tjetër”, raporton gazetari i Alsat, Mefail Ismaili.

Dekani Nafi Jashari vlerson se vendimi i sjellë është në interes të studentëve dhe vetë institucionit, por nuk ka përgjigje nëse studentët nuk do zë zgjedhin të mbajnë mësim me profesoren Besiana Mehmedi

“Studentët nuk pajtohen me vendimin e dekanatit. Përfaqësuesit e studentëve nga të katër vitet thonë se pason bojkoti dhe protestat”, tha Nafi Jashari, dekan i F. Arteve -UT.

Përveç ankesave që bëjnë studentët aktual, për fyerje dhe akuza, nga ana e profesores Besiana Mehmedi, Alsat siguroi edhe ankesa të tjera të ish-studentëve të cilët thonë se i kanë dorëzuar në dekanat, por dekanati dhe universiteti, sipas studentëtve nuk i ka marrë parasysh dhe nuk ka marrë masa ndaj profesores Besiana Mehmedi./ Alsat.mk