TOLSTOI DO TE KISHTE QENE I DESHPERUAR PER LUFTEN QE PO NDODH NE UKRAINE
Udhezimi i pare i mesazhit universal te JEZU KRISHTIT eshte “`MOS VRIT“
Ata qe vrasin nje njeri kane vrare gjithe njerezimin
Profeti Muhamed.
*********
Po te kishte qene gjalle shkrimtari me i madh Rus Leon Nikollajevic Tolstoj do te kishte qene shume i deshperuar me luften qe po behet ne Ukraine.
Tolstoi ne romanin e tij “Lufta dhe Paqja“ e dha mesazhin e tij se lufta eshte nje absurd i madh, eshte shume e pakuptimte.
Tolstoi thote se nje njeri nuk mund te ndryshoje historine, sic e kishte dhene kete ide Hegeli se shpirti i botes paraqitet ne rrethana te caktuara tek nje njeri qe e leviz rroten e historise, por historia eshte produkt i rrethanave ku per secilin vendos fati i tij.
Te gjithe ishin te magjepsur nga figura e Napoleonit , por Tolstoi thote atij i mungonin 3 elementet qe e bejne madheshtine e njeriut : thjeshtesia , miresia dhe e verteta. Prandaj Tolstoi e demaskon Napoleon Bonapartin.
Sipas Tolstoit : nuk eshte shpata permes te ciles nenshtrohen popujt, por popujt jane produkt i vullnetit te tyre. Fitues ne histori eshte vullneti i nje populli.
Pra Napoleoni besonte se ishte i jashtezakonshem, por ishte i pashpirt dhe deshtoi ne Rusi sepse nuk ishte vullnet i nje populli por vetem ambicje e nje individi qe ishte i bindur se kishte nje mision historik dhe pikerisht rrota e historise ishte ne doren e tij ta levizte. Ne kete ide besonte HEGELI se shpirti botes paraqitet ne nje njeri te jashtezakonshem qe leviz historine.
Borodinski nje gjeneral rus qe kishte nje simpati te madhe per Napoleonin, kur e pa nga afer e pa qe Napoleoni nuk e kishte madheshtine qe ai e kishte imagjinuar, ai ishte nje njeri i pashpirte, dhe pa madheshti madje edhe nuk ishte ai gjeneral te cilen e kishte idealizuar Borodinski,
Ushtria e Napoleonit kur hyri ne Moske plackiten te gjithe dhe u kthyen me shume placke. Ato humben kontrollin, komanden , te gjithe iu versulen plackes, vjedhjeve.
Tolstoi mendon se Ruset jane te mire ne mbrojtje te atdheut por jo edhe kur sulmojne.
Tolstoi ishte kategorik kunder luftes , ai urrente gjakun, vrasjet, ai thote qe eshte patetike kur e mbron atdheun, por kur vret nuk te sjell vrasja ndonje knaqesi, qofte edhe nese e vret Armikun. Vrasja eshte e lidhur me thellesine e natyres sone njerezore. Ne vend te heroizmit ndjejme keqardhje per njerezit qe kemi vrare.
Edhe Raskolnikovi ishte shume i entuziazmuar per te bere nje vrasje, por kur e beri nuk e perjetoi ate heroizmin, delirin e mbinjeriut sic e pat imagjinuar, por perjetoi nje deshperim te thelle. Eshte si duket nje instinkt me i thelle i mbrojtjes se llojit, ndjenja e keqardhjes.
Gjenerali Kutuzov nje gjeneral i respektuar rus kur arriti te fitonte ushtrine e Napoleonit dhe i mundi francezet i vinte keq per ushtaret e plagosur te armikut, gjithashtu dhe ushtareve francez u vinte keq qe kishin vrare civile rus. Pothuajse pas perfundimit te luftes edhe pse kishin luftuar mes vete dhe ishte derdhur gjaku , ndjenin nje keqardhje per vrasjet, per trupat e pajete, per njerez te plagosur te armikut.
Ketu Tolstoi flet se gjithe njerezit jane te njejte kane ndjenja te njejta dhe nuk ndjejne ndonje entuziazem qofte edhe nese vrasin armikun.
Madheshtia e nje figure matet me ate moralin qe ka brenda dhe detyrimet qe ka ndja popujve. Napoleoni nuk e kishte asnje nga tiparet e madheshtise : MIRESIA, THJESHTESIA DHE E VERTETA. Sipas Tolstoit Napoleoni humbi sepse nuk kishte sens per te kuptuar historine ne thellesine e vet, nuk i kuptonte moralin dhe detyrimet morale qe ka. Prandaj Napoleoni nuk ishte ai qe do te percaktonte FATIN E POPUJVE; por FATI do te percaktonte fatin e tij , sepse sipas TOLSTOIT nuk eshte Njeriu ai qe percakton dhe leviz rroten Historike por eshte ZOTi qe e leviz ate, ndersa te tjeret jane te gjithe te nenshtruar nga fati i tyre qe ka percaktuar Zoti.
Napoleoni deshtoi sipas Tolstoit, sepse nuk e kishte kuptuar ne thellesi historine, historia jep leksionet e medha te fatit te popujve prandaj pa e kuptuar mire , si dhe ligjshmerite e saj risku per te deshtuar eshte i larte.
Ashtu dhe ndodhi Napoleoni humbi ne Rusi e me pas megjithese e kishte ushtrine me te pergaditur dhe me me pervoje te kohes humbi edhe ne fushen e Vaterllose nga aleanca Prusiano-Britanike. Pra per Napoleonin vendosi fati i tij, ndersa rroten e historise e levizi dikush tjeter.
Sipas Tolstoit ne lufte nuk ka heroj dhe tradhtare , por ka rrethana ku njerezit jane te detyruar te luftojne , te vrasin njeri tjetrin ne fushe me armikun, futen me entuziazem por dalin nga lufta te deshperuar. askush nuk ndjen ndonje entuziazem kur vret , kur sheh trupa te pajete te armikut, njerez pa gjymtyre, qofte edhe kur vret armikun. Pra njerezit kane nje instinkt se te gjithe njerezit jane te njejte dhe te barabarte ne fund te fundit jane te gjithe njerez,
Per Tolstoin ne lufte njerezit ndjekin fatin e tyre , njerezit si Napoleoni qe luajne madheshtine jane vetem aktore qe luajne rolin e tyre, ndersa Zoti eshte ai qe percakton fundin dhe rrjedhen e ngjarjeve. Ne fund vullneti i popujve fiton mbi ambicjet e individeve.
Prandaj eshte sot akoma e paqarte si do te rrjedhin ngjarjet ne kete konflikt global, por te gjithe do te ndjekin fatin e tyre sipas Tolstoit vetem Zoti e di nga e leviz rroten e historise dhe e di fundin e ketij konflikti global.
Gjykuar nga mesuesi moral i popullit Rus , TOLSTOI , ai do te kishte qene shume i deshperuar me luften qe po ndodh sot dhe po vdesin shume njerez , gra, pleq , femije ne Ukraine.
Napoleoni, Hitleri, Stalini gjithe kane deshtuar sepse u mungon : thjeshtesia , miresia dhe e verteta.
Prandaj Shpata nuk u siguron sukses popujve ambicioz, Jezu Krishti dhe Profeti Muhamed pa shpate arriten qe sot te kene miliona qe ndjekin udhezimet e tyre.
Pra ate qe mund te beje dashuria, nuk mund ta beje shpata ky ishte mesazhi i TOlstoit.
Asnje nuk duhet ti besoje forces , sa do i fuqishem te jete sipas Tolstoit sepse Zoti eshte ai qe percakton fatin e te gjitheve dhe vete fatin e historise.
Vullneti i popujve eshte me i fuqishem se ambicjet e nje individi.