METUSH SULEJMANI/ Analizë sociologjike mbi pandeminë- covid 19

Është pak i vështirë të analizohet dhe deshifrohet fenomeni i Pandemisë covid 19 nga shkaku se bëhet fjalë për një ngjarje të jashtëzakonshme dhe një problematikë shumëdimenzionale.

Ajo përbëhet nga më shumë dimenzione: shëndetësore, ekonomike, sociale, psikologjike, antropologjike etj.

Kjo nuk është hera e parë që bota po ballafaqohet me këtë fenomen, sepse historikisht bota është ballafaquar edhe më herët me sëmundje infektive të cilat kanë qenë ekstremisht shkatrrimtare për shumë vende të botës. Mirëpo gjeneratat e sotme për këto probleme ose nuk janë në dijeni ose janë informuar vetëm parcialsht në aspektin teorik. Kurse kur tani këto gjenerata po ballafaqohen praktikisht me pasojat e pandemis covid 19, perceptimi është krejtësisht ndryshe sepse pasojat e covid 19 janë pjesë përbërse e gati çdo shtëpie dhe familje.

Sipas shumë ekspertëve të shëndetit publik,po edhe të tjerëve, duhet të bashkëjetojmë me virusin,duke shkuar drejtë një realiteti të ri.Sdo mend se kjo pandemi njerëzimin e zuri në befasi dhe të papregatitur profesionalisht prandaj edhe shkaktoi huti, panik,çoroditje, disfunksionim të institucioneve shoqërore dhe dezorganizim shoqëror në tërësi.

Kuptohet se nuk mund të flitet vetëm për një komponentë të kësaj problematike sepse problemi në fjalë është me përmbajtje shumëdimenzionale dhe se këto dimenzione janë të ndërlidhura në mënyrë kauzale sipas shemës: shkaku-pasoja.Psh virusi ka shkaktuar probleme ekonomike,pastaj faktori ekonomik pati dhe akoma prodhon efekte negative në shoqëri siç janë papunësia, skamja dhe varfëria të cilat edhe këto në anën tjetër shkaktuan probleme psikologjike siç janë depresioni, ankthi, stresi,anksioziteti probleme këto të cilat më vonë do të shkaktojnë tensione dhe çrregullime në vet grupin familjar siç janë: dhuna në familje, divorci, prostitucioni, narkomania etj.të cilat më vonë rezultojnë me sjellje devijante.

Është vërejtur edhe në aspektin socio-kulturor që Covid-19 ka sjellë ndryshime jo vetëm në shëndetësi, por në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Në njëfarë mënyrë, kjo problematikë po i përgatitë njerëzit që të mësohen për të luajtur role të reja në shoqëri komforn realitetit të ri.Njeriu është qenie shoqërore i cili është i detyruar të jetoj në grup.Ekzistenca e tij në grup varet se si participon aty, cilat role i kryen dhe si e ndërton aktivitetin e tij interaktiv në grup. Pra nga kjo vërehet se njeriu është qenie afiliative i cili jetën e tij e ndërton në interaktivitet me të tjerët, duke punuar dhe bashkëpunuar,duke komunikuar me të tjerët duke demonstruar vlera etiko-morale, njerëzore dhe shoqërore.Pra njeriu në këtë mënyrë ndërton një kohezivitet social brenda grupit e cili jetën e njeriut e bënë më të lehtë, më humane dhe më përmbajtësore. Parashtrohet pyetja: a ekziston tani ky kohezivitet shoqëror qoftë në aspektin global apo local? Pamëdyshje se nuk ekziston nga shkaku se covid 19 me efektet dhe pasojat e veta ka krijuar një realitet të ri i cili ka sjellur ndryshime të mëdha duke e zbehur kohezionin shoqëror. Psh në kulturën tone nuk është punuar dhe vepruar asnjëherë për ruajtjen e distancave dhe izolimeve por për integrimin dhe hapjen e njerëzëve ndaj njëri tjetrit ku këto lidhje kanë qenë shumë të forta. Si rezultat i pasojave të covid 19 të gjitha këto hallka të zakoneve tona do të ndryshojnë për t’iu përshtatur mënyrës së re të të jetuarit.. Mesa duket, ky realitet i ri, i cili po shton rreziqe të mëdha, kërkon një perceptim dhe konceptim të ri të të gjitha gjërave ku ato nuk do të jenë më ashtu siç kanë qenë si më parë.

Cilat janë pasojat e drejtëpërdrejta të covid 19 ?

Pasojat janë shumëdimenzionale, izolimi dhe karantinizmi i njerëzëve si një lloj preventive për tu ruajtur nga infektimi ka sjellë pasoja të natyrave të ndryshme te njerëzit.Si pasojë e izolimit kanë ndodhur problemet të shumta të natyrës psikologjike të cilat janë të karakterit individual po edhe grupor.Në aspektin individual te njeriu paraqiten çrregullimet psikike ku shumë njerëz veçanrisht ata me një gjendje labile mentale i ekspozohen rreziqeve të mëdha të cilat përfundojnë në sjelljet devijante dhe sociopatologjike ku këtu lirisht mund të flitet për sjelljet suicidale (vetëvrasja) problem ky që është vërtetuar edhe nga hulumtimet shkencore. Në aspektin grupor këto probleme manifestohen në grupet shoqërore siç është familja ku si pasojë e izolimit të njerëzëve ka filluar të ushtrohet dhuna në familje së bashku me shumë sjellje tjera devijante siç është divorci etj.Sipas të dhënave statistikore, fenomeni i divorcit qoftë në aspektin global apo local ku vijnë shprehje edhe familjet shqiptare është shumë më i lartë se sa para paraqitjes së covid 19.

Si pasojë e kësaj pandemie një numër i madh i njerëzëve po përjetojnë trauma të mëdha dhe frikë se çka do të ndodh në të ardhmen me ta. Këtë frikë dhe këtë labilitet psikologjik te njerëzit po e përhapin edhe më tepër shumë teori konspirative dhe lajme dhe informata të rrejshme, të cilat siç duket kanë gjetur një teren të përshtatshëm. Ka ndodhur që në një familje të vdesin dy apo tre anëtarë brenda një jave si pasojë e infektimit me covid 19 dhe në këtë mënyrë njerëzit kanë filluar të kërkojnë ndihmë mjekësore veçanrisht nga sfera e neuropsikiatrisë etj.

Pasojat e pandemisë covid 19 po vërehen edhe në sferën e kulturës ku kemi një ndryshim të parimeve zakonore, tradicionale dhe morale.Psh ceremonitë mortore dhe ato të dasmave nuk bëhen si dikur të cilat bazoheshin në një empati dhe solidaritet shumë më të fuqishëm brenda grupit. Në këtë aspekt vërehet një indiferencë ndaj të vdekurëve së një fenomen “normal”.Kur pandemia ishte në kulminacion, ka pasur raste që ceremonia mortore është kryer vetëm nga farefisi i ngushtë dhe duke mos hapur të pame për ngushëllime.Pra si pasojë e pandemisë njerëzit nuk kanë mundësi që të ndjerin ta përcjellin me të gjitha ceremonitë kulturore duke e amortizuar dhimbjen me vizitat e farefisit dhe miqëve. Në anën tjetër edhe dasmat nuk bëhen si më parë,pra si pasojë e rrezikut nga infektimi ku një kohë edhe ishin anuluar që ato të bëhen në vende të mbylluara Pastaj, mënyra se si përshëndetemi sot në kohën e pandemisë asnjëherë nuk ka qenë pjesë e kulturës son e më gjërë sepse kjo formë e përshëdetjes nuk manifeston afërsi dhe ngrohtësi por një lloj indiferentizmi dhe distance mes njerëzëve.

Konkludim:

Padyshim që pandemia covid 19 ka krijuar një realitet të ri i cili pak a shumë ka filluar ta ndryshojnë edhe mënyrën e të jetuarit. Deshëm apo nuk deshën këtë realitet duhet pranuar dhe ti ti përshtatem rethanave të reja.

Njeriu duhet të veproj racionalisht, ta pranoj jetën institucionale dhe mos të bie pre e paragjykimeve të cilat vijnë si rezultat i lajmeve të rrejshme.

Njeriu duhet të jet koshient që ta ruaj shëndetin e tij duke iu përmbajtur parimeve dhe rregullave të ekspertëve nga fusha mjekësore.

Njeriu duhet të komunikoj dhe të dijë se si të komunikoj qoftë në kohë pandemie apo kohëra tjera dhe ky komunikim të jet konstruktiv dhe me bazë humane.