Zhytësi rus Alexei Molchanov vendosi një rekord Guinness këtë të martë teksa u zhyt 80 m nën ujë në ujërat e akullta të Liqenit Baikal në Siberi.
I veshur me një kostum zhytjeje blu, Molchov u zhyt në liqenin e ngrirë nëpërmjet një hapësire të krijuar pas thyerjes së akullit të krijuar në sipërfaqen e tij për të vendosur këtë rekord të ri.
Stafi i Molchanov theksoi se kjo ishte thellësia më e madhe që një zhytës ‘freedive’ arriti nën akull, ndërsa vetë rusi nëpërmjet një komunikate theksoi ia dedikon këtë rekord pikërisht vendit ku ai e regjistroi atë. Ai shtoi se Liqeni Baikal është një fenomen natyror që duhet mbrojtur për brezat e ardhshëm.
Igor Konzev, guvernatori i rajonit siberian Irkutsk ku ndodhet liqeni Baikal tha në një postim në Instagram se temperatura e ujit ishte 3 gradë Celcius duke shtuar se Molchanov me zhytjen e tij ktheu vëmendjen te problemet ambientale të tij. liqeni Baikal është më i madhi dhe më i thelli në botë , por së fundmi aty është parë që të rriten algat ndërkohë që ka ndjerë edhe efektin e rritjes së turizmit në vend dhe të zjarreve në pyjet përreth.