Është vetëm 9 vjeç, por është një talent i vërtetë në matematikë. Bëhet fjalë për djaloshin e quatjur Leonardo, një 9-vjeçar nga Mostyn, Flintshire, i cili mori notën C në Matematikë të Mesme, lëndë që studiohet zakonisht nga nxënës 6-7 vite më të mëdhenj.
Ai iu nënshtrua provimit në nëntor të vitit të kaluar, ku edhe doli fitues, duke marrë certifikatën përkatëse, ndërkohë që prindërit e tij, Emma dhe Michael thanë se ndihen tepër krenarë dhe të gëzuar për të birin. Ata thanë se pas marrjes së këtij provimi, po shikojnë mundësinë që në verën e këtij viti ai ti nënshtrohet një tjetër testimi, këtë herë në më të avancuarin e Matematikës.