Një tas i vogël i blerë për vetëm 35 dollarë, rezultoi të jetë një tas i rrallë kinez që i përket shekullit të 15-të.
Tasi i bardhë prej porcelani, u pikas nga një person i panjohur i entuziasmuar pas gjërave antike dhe kërkoi menjëherë një vlerësim. Ekspertët thanë se vlera e tasit shkonte nga 300.000 deri në 500.000 dollarë, raporton BBC.
Mendohet se gjithsej janë 7 tasa të këtij lloji dhe pjesa tjetër e tyre ndodhen në museum.
FUN & VIDEO
U shit me 30 euro, por nuk e dinin që ky objekt vlen 500.000 dollarë
Autori: Gazeta inFokus11:30 | 04 March 2021
Një tas i vogël i blerë për vetëm 35 dollarë, rezultoi të jetë një tas i rrallë kinez që i përket shekullit të 15-të.
Tasi i bardhë prej porcelani, u pikas nga një person i panjohur i entuziasmuar pas gjërave antike dhe kërkoi menjëherë një vlerësim. Ekspertët thanë se vlera e tasit shkonte nga 300.000 deri në 500.000 dollarë, raporton BBC.
Mendohet se gjithsej janë 7 tasa të këtij lloji dhe pjesa tjetër e tyre ndodhen në museum.CHECK THIS OUT
Harroni për të gjitha problemet tuaja në shtrat
“Ishte menjëherë e qartë për të dy ne që po shikonim diçka me të vërtetë shumë, shumë të veçantë,” i tha agjencisë së lajmeve Associated Press Angela McAteer, një eksperte mbi qeramikat kineze në ankand.
“Stili i pikturës, forma e tasit, madje edhe ngjyra e kaltër është mjaft karakteristike për atë periudhë porcelani të hershme, në fillim të shekullit të 15-të,” shtoi ajo
Tasi ka një diametër 16 centimetra dhe përmban piktura me lule blu dhe një dizanj të ndërlikuar rreth buzës.
“Të gjitha karakteristikat dhe shenjat dalluese e identifikojnë atë si një produkt të periudhës së hershme, dinastia Ming,” tha McAteer.
Mbetet mister se si u gjet tasi dhe u shit në një treg në Connecticut. Mendohet se ai ka kaluar brez pas brezi nga gjeneratat e të njëjtës familje.
“Është mjaft befasuese që thesare si këto mund të zbulohen ende,” tha McAteer.
“Është shumë emocionuese për ne si specialistë kur zbulojmë diçka që nuk e dinim se ekzistonte.”