Një klient në një restorant në Florida të SHBA-së falënderoi stafin për “paraqitjen dhe punën e madhe”, duke i lënë një bakshish prej 10 mijë dollarësh.
Nga Wahoo Seafood Grill në Gainesville thanë në një postim në Instagram se një klient i kohëve të fundit kërkoi të fliste me të gjithë stafin e lokalit gjatë një vizite të fundit dhe punëtorët u mblodhën në zonën e ngrënies, ku burri “i falënderoi ata duke i thënë se punuan shumë”.
Burri më pas njoftoi se do t’i jepte secilit prej 10 punonjësve me nga 1 mijë dollarë.
“Unë zakonisht nuk jam një njeri emocional, por kjo më mbërtheu vërtet. U mahnita. Të gjithë u mahnitëm nga bujaria e tij”.
“Viti i fundit nuk ka qenë i lehtë për këtë industri. Ne jemi të lënduar dhe të rraskapitur nga pandemia, por ky akt i jashtëzakonshëm mirësie ka rikthyer besimin tonë në njerëzim”, shkroi në postim pronari i restorantit, Shawn Shepherd.