Ishte viti 1953 dhe shqiptarë iknin në emigrim në Beograd të Serbisë. Siç thuhej, kjo bukë e emigrimit ishte e lyer “me gjak”.
Këta shqiptarë kanë frymëzuar poetin e madh shqiptar Esad Mekulin të shkruaj poezinë “Sharrëxhiu”. Këto janë disa fotografi reale nga ajo kohë.
Poezia e Esad Mekulit për emigrantët ekonomikë shqiptarë në Beograd:
“Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij”.
Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shok, e bishti i saj ka dalë prapa, dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta?
:“O vëlla me sharrë në krah”.Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sjetull.Me sharrën e stërlashtë mbi krah Dhe sopatën e mprehtë të rasun në shok.Në fytyrën tande lexoj: Kam fjetur në podrumin e lagshtë, unë i trembëdhjetiDhe kam hangër në kusinë e bakrit, të sjellun prej vendlindjesPrej vendlindjes, fasulen e hollë të vendlindjes unë i trembëdhjeti.-Pse unë kënaqem me pak prej këtyre duarve të mërdhime, Atje mbas 77 bjeshkëve, 7 gojë presin