Ndonëse udhëtimi është i ndaluar shkaku i pandemisë, polonezët mund të shijojnë pamje të jashtëzakonshme falë hapjes së pishinës 45,5 metër të thellë, më e thella e këtij lloji në gjithë botën. “Deepspot”, e cila u hap para disa ditëve në Mëskzono është e mbushur me 2 milion galonë ujë, sasi kjo që do t’i mbushte plot 27 pishina me madhësi olimpike. Në objektin e pishinës, ka gjithashtu një hotel me pamje nënujore, një tunel spektakolar, dhoma konference dhe restorant.