Të qarit është forma kryesore e shprehjes së nevojave tek foshnjat gjatë 4 muajve të parë të jetës. Por si mund ta kuptojnë prindërit nëse foshnja qan për shkak të urisë, dhimbjes apo ndonjë gjëje tjetër? Prandaj dallojnë të qarat.
E qara “thirrëse”- Foshnja ka qenë e vetmuar për një kohë të gjatë dhe tani do që prindërit ta marrin. Ato vazhdimisht bërtasin për 5-6 sekonda dhe pastaj pushojnë për 20 sekonda sikur të presin rezultatet. Nëse prindi nuk përgjigjet, atëherë ky cikël përsëritet disa herë derisa qarja të bëhet e vazhdueshme.
E qara e urisë – Mund të fillojë me një “thirrje”, por nëse fëmija nuk ushqehet menjëherë, thirrja do të vazhdojë dhe do të bëhet “histerike”. Fëmija mund të rrotullojë kokën në kërkim të ushqimit.
E qara nga dhimbjet – Kjo e qarë tingëllon monotone, me zë konstant. Periodikisht, do të ketë shpërthime histerike që tregojnë se dhimbja rritet. Kur foshnja sëmuret, thirrja është e qetë, sepse nuk ka forcë të mjaftueshme për të bërë zhurmë të madhe.
E qara e pelenës – Kjo e qarë vjen për shkak të proceseve fiziologjike. Edhe gazrat, urinimi ose defekimi fillimisht mund të shkaktojnë siklet te një fëmijë. Ky lloj i vajit vjen sigurisht nga mbushja e pelenës.
E qara e gjumit – Një thirrje e dëshpëruar për gjumë. Kur fëmija dëshiron të fle, por nuk mund të bjerë në gjumë për ndonjë arsye, klithma e tyre do të tingëllojë si një klithmë e qetë, e ndjekur nga disa zhuritje. Foshnja gjithashtu do të fërkoj sytë dhe veshët.
E qara e shqetësimit – Kjo e qarë është e acaruar dhe e përhershme, dhe shpesh shoqërohet me nervozizëm. Kjo nënkupton se fëmija ka nxehtë apo ftohtë, i pengon drita apo errësira, është veshur papërshtatshëm apo do zhurmë/qetësi. Ku t’i bihet në fije? /tesheshi.com/