Një adoleshent nga Kolorado u paralajmërua për vozitje të pakujdesshme pasi policia tha se ai aksidentalisht preki gazin në vend të frenave dhe vetura përfundoi në pishinën e familjes në oborrin e shtëpisë.
Incidenti ndodhi të premten, dhe policia postoi gjithashtu fotot që shpejt tërhoqën shumë vëmendje në Twitter.
Gjithashtu u njoftua se askush nuk u lëndua, dhe ata bënë shaka në njoftim.
“Shikoni pishinën tonë të re Infiniti”, shkruan ata, duke iu referuar modelit të veturës, Infiniti.
“Të gjithë të tjerët po luftojnë për vendin e dytë,” shtuan ata.
Ja si dukej vendi se ku ndodhi kjo.