Gjelat spikasin për cilësinë që kanë; të kënduarit. madje ata janë kaq të përkushtuar sa hanë ‘inat’ me njëri-tjetrin se kush këndon më bukur, më gjatë etj.
Gjeli i njohur me emrin ‘Baftjar’ shkon përtej këtyre. Ai jep shpirtin për këngën.
Ai këndon më gjatë se të gjithë, deri sa “i bie të fikët”.
28-vjeçari, Okan Gokbudak nga Turqia, pronari i gjelit, tregon se ka marrë ftesa të shumta për të parë shpendin e tij edhe nga të emisione njohura si “Heart Breakfast”, në Angli.
“Producentët e shfaqjes më kontaktuan në fund të prillit, dhe më thanë se duan ta përfshijnë gjelin tim Baftjar në shfaqje. Kjo është diçka e mrekullueshme dhe për këtë gjë na ftuan në Angli”, tregon Okan.
Ndërkohë që sipas mediave të huaja fermeri është detyruar të anulojë turet e tij në shumë vende të botës për shkak se Turqia ka hyrë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirus.