Makina Volkswagen Golf I me dyer rrëshqitëse është pothuajse një mit. Pak dihet për modelin me dyer të posaçme, që u prodhua nga vetë kompania si eksperiment, ende pa filluar zyrtarisht prodhimi serik.
Për herë të parë u paraqit në tetor të vitit 1973, para se VW të niste zyrtarisht prodhimin e tipit Golf I, konkretisht në mars të vitit 1974.
Me gjasë VW kishte hequr dorë nga ky model i posaçëm, por makina e prodhuar si eksperiment nga kompania gjendet në një muze të Austrisë dhe është nën pronësi të Jozef Juze.