Një burrë nga Britania ka shpenzuar 36 orë në një luhatëse për t’u futur në Librin e Rekordeve “Guinness”.
Richard Scott 51-vjeçar nga Kinross në Angli, kishte filluar duke u lëkundur në 6:10 të mëngjesit të shtunën dhe e kishte përfunduar të dielën në mbrëmje.
Scott lejohej të pushonte nga pesë minuta çdo orë dhe ai i kishte ruajtur këto minuta për të bërë një sy gjumë, shkruan Upi.
Rotary Club në Kinross, ku Scott është anëtar, ka shpërndarë një video në Facebook.
“Ka qenë mirë, majat e këmbëve të mija më dhembnin por përveç kësaj unë kam qenë mirë. Ka qenë përvojë e mirë. Ka qenë sfiduese, por ka qenë vërtetë mirë. Jam shumë i emocionuar”, ka thënë ai. /Koha.net